Ushtarët amerikanë, luftë me leva Xbox-i

Është çmenduri të mendohet që pajisjet ushtarake të kontrollohen nga leva Xbox-i, por kjo gjë pritet të ndodhë shumë shpejt në ushtrinë amerikane.

Auto & Tek

27/09/2017 01:21

Periskopët e nëndetëseve do të kontrollohen me leva Xbox-i duke nisur që nga nëntori.

Kjo vjen pasi kontrolluesi i periskopit ishte i shtrenjtë (38 000$) dhe shumë i rëndë për t’u manovruar. Gjithashtu, atyre që do e përdornin u duhej shumë kohë për ta mësuar.

Kur u provua leva e Xbox-it, askush nuk kishte vështirësi për të mësuar komandat dhe për të kontrolluar periskopin. Plus që çmimi i një leve të tillë është vetëm 30 dollarë. /Lajmi.net/