Ushqimi që zgjatë jetën

Shkencëtarët këshillojnë të gjithë ata persona që duan të luftojnë sëmundjet mendore, të konsumojnë sa më shumë ushqime pikante, veçanërisht sepse ato ndikojnë pozitivisht për jetëgjatësinë.

Lifestyle

28/05/2016 12:32

Janë shkencëtarët e universitetit të Harvard-it, ata të cilët kanë zhvilluar një studim masiv ku janë përfshirë rreth gjysmë milionë kinezë, dhe kanë dalë në përfundimin se ushqimet me erëza djegëse, duhet konsumuar, sepse ndihmojnë edhe në rritjen e jetëgjatësisë.

Specat djegës të kuq përmbajnë një përbërës të njohur si “apigenin”, i cili ndikon në forcimin e lidhjes mes qelizave të trurit. Ky përbërës ul rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundje si Alzheimer, Parkinson dhe disa çrregullime mendore ndër të cilat dhe skizofrenia.

Një tjetër përbërës që gjendet me shumicë tek specat djegës të kuq, ka një efekt pozitiv në metabolizëm dhe ul rrezikun e një sërë sëmundjesh me 14%, duke përfshirë edhe kancerin.