Ushqimi që ju ndihmon të lindni vajzë

Ushqimi i pasur me pemë dhe perime, si dhe me djathë pa kripë mund t’ju ndihmojë të lindni vajzë. Nëse dëshironi djalë, sugjerohet më shumë mish të njelmët, banane dhe patate.

Lifestyle

07/08/2014 20:40

Pse ushqimi është aq i rëndësishëm?

Nëse disa javë para shtatzënisë konsumoni ushqim të pasur me magnez dhe kalium, keni gjasa të mira të lindni vajzë.

Receta për vajzë – shumë seks dhe pak kripë

Ekspertët holandez nga universiteti Delft dhe ai i Mastrihtit kanë vëzhguar 172 çifte, përderisa grave u është caktuar meny e saktë. Kishte rezultuar se 80% e grave kishin lindur vajza. Para se të fillonin me këtë metodë, çiftet në përgjithësi kishin 358 djem dhe vetëm dy vajza.

Gratë nëntë javë para se kishin planifikuar fekondimin kishin filluar të konsumojnë më shumë pemë, perime dhe oriz. Në këtë mënyrë kishin shtuar sasinë e kalciumit dhe magnezit në gjak. Krahas kësaj çdo ditë kishin marrë minerale kyçe.

Nga ana tjetër, ushqimi i pasur me kalium dhe natrium, si bananet, patatet u kanë ndihmuar grave që dëshirojnë djalë, edhe pse kjo duhet edhe më tutje të hulumtohet. Ekspertët holandezë besojnë se ushqimi i caktuar ndikon në caktimin e gjinisë së foshnjës. Por gjithsesi sipas tyre me rëndësi është edhe koha e fekondimit.

Pse ushqimi ka rëndësi?

Gjininë e foshnjës e cakton lloji i spermës që fekondon qelizën vezë.

Marrë parasysh se sperma e cila deri te lindja e vajzës udhëton më gjatë në qelizën vezë të së ëmës, çifteve u sugjerohet të kenë seks tri apo katër ditë para evolucionit. Nëse dëshironi vajzë, për gratë do të ishte më mirë të shmangin orgazmën.