Ushqimet me yndyrë në moshë të re, shkaktojnë këtë lloj kanceri

Ushqimi me sasi të lartë të yndyrës që konsumohet gjatë adoleshences mund të jetë shkaktar për kancerin e gjirit, kanë konstatuar hulumtuesit.

Lifestyle

20/05/2016 03:34

“Në përgjithësi, hulumtimet tona tregojnë për efektet e dëmshme afatgjata të yndyrës që merret me ushqime të ndryshme gjatë moshës së adoleshences”, u shpreh një hulumtues nga shkolla e mjekësisë “Maryland” në SHBA, transmeton lajmi.net

Ushqimet e ndryshme me sasi të lartë të yndyres mund të rrisin rrezikun për kancerin e gjirit në moshën e pjekurisë, sipas hulumtuesve.

Gjatë studimit 177 femrave që ishin kontrolluar qysh në moshën 8-10 vjeçare dhe gjatë gjithë kohes studiuesit kishin qenë të njoftuar me ushqimin e tyre, kryen një matje të dendësisë së gjirit me rezonancë magnetike.

Femrat që kishin marrë më shumë yndyra gjatë moshës së adoleshencës kishin dendësi mesatare rreth 21.5% në krahasim me 16,4% që ishte mesatarja e vajzave që kishin marrë më pak yndyra.

Shembuj të tjerë të ushqimeve që përmbajnë shumë yndyrë janë edhe qumshti dhe produktet e tij, andaj vlen një kujdes i veçantë në lidhje me këtë raport./lajmi.net