Ushqimet të cilat mund të konsumohen edhe me afat të skaduar

Në të gjithë botën, po merren masa duke u analizuar një për një çdo produkt, në mënyrë që të arrihet një konkluzion se sa mund të kapërcehet data e skadencës së ushqimeve.

Lifestyle

26/04/2016 07:14

Po, deri këtu ka arritur puna. Dhe në fakt, një pjesë e mirë e tyre mund të konsumohet edhe përtej asaj date, ama vlerat ushqyese nuk do të jenë më ato të mëparshmet.
Vlen të reflektoni mbi këtë dhe të mos i lini për ditë të tëra ushqimet në frigorifer, aq sa bëhen për t’u flakur. Nëse nuk arrini t’i menaxhoni, blini aq sa ju duhet, përditë. Në të kundërt… epo, rrëmoni xhepat! Lufta e përhershme për të mos flakur ushqime që e kanë kaluar kohën e tyre më të mirë, e për rrjedhojë për të kursyer, ka çuar në shpërdorim të 8 % të ushqimeve që blihen.
Në Amerikë dhe në një pjesë të mirë të Europës ka nisur propaganda për të ri-parë të gjitha ushqimet, sado që marketet refuzojnë. Krizat financiare po kërkojnë një stil tjetër jetese, edhe pse gjendja ende nuk ka arritur në limite. Më poshtë keni disa orientime për të mësuar nëse mund t’i konsumoni ushqimet edhe pse data e stampuar në to tregon që koha e tyre ka kaluar. Besoni, shumë shpejt mund t’ju duhen!
Qumështi – Kohëzgjatja e qumështit gjithnjë ka qenë pesë ditë, por ekspertët e sektorit na sigurojnë se mesatarja e kohëzgjatjes është 6 ditë, që mund të shkojnë deri në 9, nëse ruhet në frigorifer. Mesatarisht, shkon dëm 2.5¬3% e qumështit.
Kosi – Data e skadimit të kosit është mjaftueshëm e varijushme, shkon ndërmjet 20 dhe 30 ditëve pas datës së prodhimit. Pavarësisht kësaj, hidhet poshtë 3¬5% e tij. Gaboheni, mund të konsumohet edhe 10 ditë më vonë pas datës së konsumit të preferuar, por humbet shumë vlera.
Mishi – Mishi i freskët që merrni te kasapi zgjat 3 ditë, pa u futur në akull. Pula, e ambalazhuar (në qese pa oksigjen), reziston deri në 7 ditë në frigorifer. Alternative është që ta fusni në ngrirje përpara këtyre kufijve. Kështu, mishi mund të rezistojë deri në gjashtë muaj.
Proshuta – Proshuta e pjekur është më delikate se ajo e gjallë, që mund të rezistojë deri në tre muaj në vasketat e paketuara. Po u hap, si gjithë sallamet e tjerë, duhet konsumuar shpejt. Brenda dy ditëve e pjekura dhe 3 e gjalla. Nëse e futni në ngrirje, reziston deri në tre muaj.
Vezët – Data e skadimit të vezëve duhet të jetë brenda 28 ditëve. Pas këtij limiti, mund t’i konsumoni edhe për 5¬6 ditë, por mos e kaloni kurrë javën. Rreziku i helmimit nga to është më i theksuar se me ushqimet e tjera.
Peshku – Konservohet në frigorifer në një mbajtëse të thellë të mbuluar, deri në tri ditë, përndryshe, ruajeni në akull ku mund të rezistojë deri në 12 muaj. Mund të konsumohet pa problem edhe nëse data e skadimit ka 2 muaj që ka kaluar, me kusht që ngrirja të mos jetë ndërprerë.
Salcat e konservuara – Salcat e përgatitura në shtëpi dhe ato të konservuarat e marketit, pas hapjes mund të ruhen për 8¬10 ditë. Ato të gatshmet (sugot) mund ta tejkalojnë datën e skadimit, që është përgjithësisht 2 vite, me 1 apo dy muaj.
Biskotat – Zakonisht kanë datë kadence, por nuk ka asnjë rrezik edhen nëse konsumohen më vonë për disa muaj. Vetëm se mund të kenë humbur fortësinë.
Makaronat – Makaronat e thata, ato në qese pra, kanë kohë të gjatë përdorimi, 18¬ 24 muaj. Por nëse ruhen në një vend të thatë e të sigurt, mund të konsumohen edhe 3 muaj pas datës së shënuar.