Ushqimet që rrisin dëshirën seksuale

Përmirësoni raportin tuaj seksual me partnerin ose partneren në mënyrë natyrale, duke konsumuar këto ushqime.

Lifestyle

10/08/2018 10:58

Këshillohet që këto superushqime të konsumohen rregullisht.

Banane
Bananet përmbajnë enzimën bromelain që mund të rris epshin tek disa njerëz. Vitamina B dhe kaliumi gjithashtu ndihmojnë në ngritjen e niveleve të energjisë.

Çokollata
Çokollata përmban theobromine dhe phenylethylamine, enzima që i bëjnë burrat dhe gratë të ndjehen të dashuruar. Çokollata shumë e zezë përmban antioksidantë që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë sistemin imunitar.

Hudhra
Hudhra përmban një përbërës të quajtur alicin, i cili është i njohur për të rritur rrjedhjen e gjakut në trup, veçanërisht në organet seksuale.

Frutat e thata
Shumica e varieteteve të frutave të thata janë të pasura me L-Arginine, i cili përmirëson funksionet seksuale tek meshkujt. Ato ndihmojnë me qarkullimin e gjakut, rrisin nivelet e energjisë dhe stimulojnë dëshirat seksuale.