Ushqimet që përmirsojnë shikimin

Për të qenë të shëndetshëm padyshim se duhet të mbani një dietë të shëndetshme dhe të keni një jetesë aktive. Por, të qëndrosh i shëndetshëm, duhet të kujdesesh për veten nëpërmjet ushqimit, asetit tonë më të rëndësishëm.

Lifestyle

29/04/2015 18:15

Sëmundjet që lidhen me syrin mund të parandalohen duke ndjekur udhëzime ushqimore. Këtu po ju paraqesim një renditje të ushqimeve që ndihmojnë në pasjen e një shikimi më të mirë:

1. Karotat
9 Foods To Improve Your Vision Carrots
Numër një padyshim se janë karotat. Karotat janë ushqimet që ndihmojnë të keni një shikim perfekt. Këto produkte janë të pasura me beta- karroten dhe antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të kataraktit dhe sëmundjeve muskulore. Karotat janë të lehta për t’u shtuar në gjellëra ose sallata. Gjithashtu lëngu i karotës është një mundësi mjaft e mirë.

2. Specat
speca
Specat kanë përmbajtje të vitaminës C, një element i rëndësishëm për të patur një shikim të shëndetshëm. Gjithashtu ato kanë përqindje të lartë antioksidantësh dhe vitamina të tjera që mbrojnë sytë tuaj. Ato mund të hahen të freskëta në sallatë. Specat i shtojnë shijen dhe ngjyrën pjatave .

3.Mishi i pulës, gjeli i detit dhe struci
raw-chicken-raw-334889861
Edhe pse mish i strucit mund të jetë i vështirë për t’u gjetur në dyqane, ai është i mbushur me zink, kalium, proteina dhe hekur, të cilat janë elementet kryesore për të pasur një shikim të shkëlqyer. Zinku është një mineral thelbësor, që shkakton prodhimin e një enzime, e cila është e lidhur me syrin e shëndetshëm. Gjithashtu hekuri ndihmon për të luftuar plakjen e syrit, duke mbajtur sy të shëndetshëm edhe gjatë pleqërisë, transmeton Lajmi.net.

4. Spinaqi
303696-spinach
Popeye e dinte sekretin e tij! Spinaqi është i mbushur me këto komponente kyçe të cilat janë vitaminë C, lutein, beta karroten dhe zeaxanthin. Gjithashtu, spinaqi ka një përqendrim të lartë të antioksidantëve. Spinaqi mund të hahet i zier, në sallatë ose si një salcë për makarona.

5. Patatet
potatoes
Janë një ushqim i pasur me beta karroten për një shikim sa më të qartë. Ato mund të piqen ose të skuqen. Patatet e ëmbla, janë një element që ndihmojnë për të qenë sa më të shëndetshëm.

6. Peshku
Salmon
Peshku ,në përgjithësi ka sasi të lartë omega- 3, esenciale për një jetesë të shëndetshme.

7. Misri
9 Foods To Improve Your Vision cooked corn
Disa copë të ziera përmbajnë ushqyes që janë të nevojshëm për t’i mbajtur sytë të shëndetshëm. Misri redukton rrezikun nga formimi i kataraktit, për shkak që misri përmban lutein dhe zeaxanthin.