Ushqimet që pengojnë një gjumë të rehatshëm

Shumë herë, kemi probleme me gjumë, shtrihemi por rrimë zgjuar me orë të tëra. Por, a e keni menduar ndonjëherë se shkaktar mund të jetë ushqimi që hamë gjatë ditës!.

Lifestyle

12/07/2016 09:19

Alkooli

Ndoshta mendoni se një apo dy gota verë mund të jenë ndihmëse për gjumin tuaj. Por sipas shumë studimeve, pas përfundimit të efektit të alkoolit, ku kaloni nga faza e gjumit të thellë tek ai i lehtë ku mund të zgjoheni shumë shpejt, kështu që qëndroni larg alkoolit për një gjumë të mirë.

Salcat apo ushqimet pikante

Ushqimet pikante janë shumë të shijshme por duhen shmangur para gjumit të natës. Ato e ngacmojnë sistemin nervor dhe atë tretës çka e bën tejet të vështirë rënien në gjumë.

Ushqimet e yndyrshme

E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet me shumë yndyrë duke filluar nga hamburgerët dhe gjithë kategorinë e tyre, byreku apo sasi të larta të yndyrës shtazore që gjendet tek mishi, gjalpi, djathi etj.

Ushqime të tilla jo vetëm që duan kohë të treten, por shkaktojnë edhe rritje të aciditetit të stomakut./shqiperia.com