Ushqimet që na mbledhin stomakun dhe mendjen pas një nate të çmendur me alkool

Keni festuar çmendurisht dhe keni pirë pafund me shoqërinë? Duhet të ekzistojë me patjetër diçka që lehtëson dhimbjen e kokës, ndjesinë e të përzierit,të vjellat dhe të ndjerit keq pas dehjes.

Lifestyle

01/01/2019 15:02

Kërkimet shkencore në këtë fushë lënë për të dëshiruar dhe ende nuk ka një zgjidhje për të gjithë problemet që shkaktojne pijet alkolike. Herën tjetër që do të pini shumë, konsumoni këto ushqime për t’u çtoksikuar.

1.Kastraveca turshi: Shumë pije i “përthithin” trupit të gjitha vitaminat, kripërat dhe mineralet. Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitaminq A, hekur, vitaminq K, kalium, kalcium dhe magnez. Prandaj edhe pse mund t’ju duket e çuditshme hani disa kastrave turshi dhe do të kaloni pjesën më të keqe të dehjes.

2.Peshk ton: Është e çuditshme, por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton jane shume të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes,kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë, transmeton living.al.

3.Bananet: Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni. Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.

4.Bukë integrale: Nuk e dimë për ju, po buka integrale është në majë të listës tonë si një nga ushqimet të cilën duhet të konsumoni pas dehjes. Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.

5.Fasulet: Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes. Këshillohet t’i gatuani me pak kripë dhe t’i konsumoni plotësisht të ziera.