Ushqimet që na mbajnë të rinj

Të luftosh mplakjen është një luftë për të cilën nuk duhen me patjetër strategji të komplikuara dhe të shtrenjta. Mjafton të hapësh frigoriferin dhe të vendosësh në tavolinë ushqimet ‘e duhura’ për një fillim të mirë

Lifestyle

03/05/2017 18:29

Mjafton të ndjekësh një dietë të shëndetshme dhe korrekte dhe të bëni pak ushtrime fizike. Ja disa nga ushqimet antiage, që na ndihmojnë të jemi në formë, shkruan Gazeta Mapo, trasnmeton lajmi.net.

Boronicat
Të pasura me antioksidantë, ndërtojnë një mur të vërtetë kundër mplakjes. Dihet tashmë që përdorimi në mënyrë konstant redukton rreziqet e zhvillimit të disa sëmundjeve të rënda, mes të cilave kanceri dhe diabeti. Asgjë e keqe nga këto fruta të ëmbla!

Frutat e thata
Nuk duhet ti përdorim vetëm për Krishtlindjet, se një grusht prej tyre në ditë na ndihmon të jetojmë më mirë dhe më gjatë. Sipas studimeve të fundit, frutat e thata reduktojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe frymëmarrjes. Bajamet, lajthitë, arrat, fistikët, janë një zgjidhje perfekte për një mesvakt për të thyer urinë. Një këshillë: Mos e teproni me sasinë nëse doni të mbani në kontroll peshën tuaj, pasi janë shumë kalorike.

Drithërat
Të heqësh dorë nga makaronat? Sigurisht që jo! Një pjatë e mirë makaronash, më mirë akoma integrale, me pak vaj ulliri dhe një pajtë perimesh, ju garantojnë fizikun e nevojshëm dhe energji, siç dhe thotë dieta mesdhetare.

Vera e kuqe
Edhe në dietat më të ashpra këshillohet një gjysëm gote vere e kuqe në ditë, sepse pija e zotave është një aleat i mirë kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe ju jep deri në 5 vite jetë më shumë. Nuk është e rastit që dieta mesdhetare e këshillon.

Salmoni
Përveçse është shumë i shijshëm, ky peshk është veçanërisht i pasur me omega3, pra acidet yndyrore që ndikojnë në ngadalësimin e mplakjes. Dihet që omega 3 ndihmon deri në mbrojtjen e telomereve, skajeve të kromozomit, me të cilin është lidhur plakja qelizore. Pra mbrojtja e telomereve, do të thotë të qëndrosh i ri më gjatë.

Çaji jeshil
I pasur me vitamina C, K, dhe grupi B, kjo pije ka efekte mjaft të mira në shëndet të njohura prej shekujsh. Këto të mira vijnë nga një grup substancash të quajtura katekine, të afta për të fuqizuar mbrojtjen antioksidante, për të luftuar radikalet e lira, përgjegjëse për mplakjen dhe reduktimin e dëmtimit të qelizave. Ka prova shkencore sipas të cilave ata që konsumojnë rregullisht çaj jeshil kanë më pak tendencë të vuajnë nga tensioni i lartë, sëmundjet kardiake dhe tumori. /Lajmi.net/