Ushqimet që mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës

Nëse një ushqimi i kalon data e skadencës ne frikësohemi, për shkak se i druhemi një komplikimi të shëndetit tonë.

Lifestyle

03/02/2016 16:41

Por duket se janë disa ushqime të cilat mund të konsumohen edhe pas kësaj date.

Siç shkruan “The Independent”, përmes Dan Cluderay, drejtuesi i sajtit “Approved Food”, renditen dhjetë ushqime që edhe pas datës së skadencës mund të konsumohen pa problem, natyrisht në një afat jo shumë të largët.

Patatinat – Sasia e madhe e kripës që gjendet në to, bën që të rezistojnë gjatë.

Çokollata – Njësoj si te patatinat, por këtu është prania e madhe e sheqerit që garanton jetëgjatësinë e tyre.

Ketchup – Produkte të kësaj natyre mund të konsumohen edhe një vit pas datës së skadencës, nëse mbahen në vend të freskët, të thatë ose në frigorifer.

Kosi – Mund të konsumohet deri në gjashtë javë pas datës së skadencës. Në rast se shikoni myk, mjafton ta hiqni me lugë dhe të hani pjesën poshtë.

Djath i stazhionuar – Nëse nis që të shfaq pak myk, hiqeni me thikë. Ndër të tjera ka djathëra si gorgonzola janë të përbërë me myk.

Qumështi – Për sa kohë që nuk mban erë të keqe, mund të konsumohet.

Veza – Për të kuptuar nëse është e mirë hidheni në një enë me ujë, nëse qëndron sipër do të thotë që ka baktere dhe gaz të akumuluar dhe kështu që hidheni poshtë. Nëse qëndron në fund, është ende e mirë.

Buka – Ndonëse mund të jetë disi e thatë, mund të ngrohet në furrë. E rëndësishme është që të mos ketë myk.

Oriz – Mund të zgjasë me muaj, madje edhe me vite pas datës së skadencës.

Frutat dhe perimet – Nëse nuk ka myk dhe nuk janë të kalbura, mund të hahen pa problem.