Ushqimet që mbajnë dhëmbët tuaj të bardhë

Sa shumë flitet për ushqimet që ju zverdhin apo ju prishin dhëmbët.

Lifestyle

17/03/2016 21:42

Nga këshillat e shumta për t’i evituar ato, po ju sjellim listën me ushqime që ju zbardhin natyralisht dhëmbët.

Luleshtrydhet

Ato mund të jenë të kuqe, por acidi malik, një komponent i rëndësishëm i këtij fruti vepron si një zbardhues natyral për të larguar të gjitha ngjyrat e pakëndshme nga sipërfaqja.

Farat dhe arroret

Përtypja e këtyre ushqimeve të forta dhe pak gërryese heq njollat nga sipërfaqja e dhëmbëve. Merrni një dorë bajame për vaktin e pasditeve, përveç vetive të shkëlqyera shëndetësore ka dhe efektin e zbardhuesit.

Qepët

Ndonëse nuk janë një vakt ideal sidomos kur duhet të dilni në takime, përbërësi që i jep aromën e rëndë u dhuron shumë përfitime dhëmbëve. Ndoshta mund ta provoni të fërkoni me qepë dhëmbët për të marrë rezultatet e dëshiruara dhe me më pak aromë të pakëndshme.

Mollët

Kërcitja e fortë që ju ndjeni kur kafshoni mollën, mund të mos ju pëlqejë, por është shumë efikase për dhëmbët tuaj prerës. Gjithashtu ju foron mishrat e dhëmbëve dhe ndërsa shtohet masa e pështymës, shpërndahen dhe kolonitë e baktereve duke reduktuar aromën e keqe.

Soda

Provoni t’i lani dhëmbët me këtë përbërës të zakonshëm dhe do shihni efekte surprizuese.

Selinoja dhe karrotat

E njëjta sasi e lartë e ujit që ju ndihmojnë në shëndetin tuaj si dhe për të mbajtur linjat ndihmojnë gjithashtu në zbardhjen e dhëmbëve tuaj duke stimuluar prodhimin e salivës çka forcon mishrat e dhëmbëve dhe largon mbetjet e ushqimit.

Brokoli

Ky ushqim ndryshe nga manaferrat nuk mbetet në dhëmbët tuaj, kështu që nuk krijojnë shtresë në sipërfaqe.

Djathi i fortë

Përveçse janë të mbushur me kalcium, çka ju jep mishrave dhe dhëmbëve tuaj forcë, ky ushqim është pa ngjyrë dhe nuk ju krijon shtresë të pakëndshme.

Portokallet

Ky frut i shkëlqyeshëm përmban citrus, një acid i cili mund të largojë të gjithë mbetjet nëse konsumohet në doza të mëdha.

Qumështi dhe kosi

Këto produkte bulmeti janë superushqime për dhëmbët. Përmbajtja në sasi të lartë e kalcumit i bën dhëmbët tuaj të fortë të shëndetshëm dhe të bardhë. Por jo të gjithë ushqimet me kalcium e kanë këtë veti. Spinaqi përshembull shkakton ngjyrosje të smaltit të dhëmbëve./shije.al