Ushqimet që luftojnë plakjen

Ushqimet janë një element i rëndësishëm që na ndihmojnë për të luftuar plakjen.

Lifestyle

19/01/2016 05:04

Ekzistojnë ushqime të ndryshme që na ndihmojnë të eliminojmë këtë problematikë. Disa nga ushqimet më të përdorshme janë;

Manaferrat
Manaferrat janë shumë të pasura e antioksidant, të cilët ndihmojnë shëndetin e qelizave dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.

Avokado
Avokadot janë burim i mrekullueshëm i vitaminës E, kaliumit dhe antioksidantëve.

Hudhra
Hudhra zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak dhe ngritë jashtëzakonisht shumë sistemin e imunitetit. Është po ashtu ushqim anti-viral dhe antibakterial, që mund të ndihmojë në uljen e rritje dhe përhapjen e qelizave të kancerit.

Kokrrat të pasura me fibra
Tërshëra dhe orizi ngjyrë kafe janë burime të shkëlqyera të fibrave, të cilat ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit në zorrë. Një dietë e pasur me fibra ndihmon në largimin e substancave të padëshiruara nga organizmi. Drithërat gjithashtu mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Zarzavatet e gjelbrat
Zarzavatet e gjelbrat janë të mbi ngarkuara me antioksidant dhe të cilët ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira në trupin tuaj që ju bëjnë juve më të plakur se që duhet. Spinaqi dhe lakra jeshile, konkretisht mbrojnë nga efektet negative të rrezeve UV.

Bajamet
Bajamet janë burim i mrekullueshëm i proteinave, omega 3, vitaminës E dhe kalciumi.

Bimët bishtajore
Fasulet janë të mbushura me antioksidant dhe minerale që janë jetike për shëndetin tuaj. /albeu