Ushqimet që ju ndihmojnë të merni ngjyrën e duhur të lëkurës

Në verë te gjithë mendojnë të shkojnë ne plazh, të notojnë, te qetësohen dhe patjetër te marrin edhe ngjyrë.

Lifestyle

13/07/2017 22:28

Gjatë kësaj periudhe bëni mirë të konsumoni edhe ushqimet që përmbajnë beta karotën (të cilat aktivizojnë melaninën, pigmentin e ngjyrës se lëkurës), vitaminën C ose E (që shmangin plakjen e lëkurës dhe minerale) që riparojnë dëmtimet që sjell dielli dhe favorizojnë rigjenerimin e qelizave. Por, cila është lista me ushqimet qe duhet te konsumoni me tepër?

Karotat: Karota përmban shumë beta karoten, por edhe vitamine C. Konsumojeni si frut ose ne forme lëngu

Kungulli: Edhe kungulli përmban shume beta karoten kështu qe konsumojeni te zierë apo si lëng.

Portokalli: 100 gram portokall përmban mesatarisht 39,7mg vitaminë C dhe antioksidues..

Vaji i lulediellit:100gr vaj lule dielli përmban mesatarisht 75mg vitamine E, por edhe antioksidues te tjerë.

Manaferrat: Manaferrat përmbajnë beta karoten, vitaminë C dhe vitaminë E.
Gjalpi: Përveç beta karotenit, gjalpi përmban edhe vitaminë E, selen dhe acide alfa linolike që hidratojnë lëkurës dhe ndihmojnë në nxirjen e saj.

Të tjera produkte qe do ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt janë: kajsitë e thata, domatja, pjeshka, brokoli, luleshtrydhet, vaji i misrit, spinaqi, avokadoja, farat e grurit, thjerrëzat, hudhra, sardelet, pjepri, selinoja, speci, kikirikët, etj.