Ushqimet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Të ngrënit shëndetshëm dhe mirë do të thotë më shumë energji, ndërsa e kundërta lidhet me plogështinë mërzitjen. Disa ushqime kanë aftësinë të na furnizojnë me energji ose të na e shterojnë atë.

Lifestyle

22/03/2017 22:28

Ja disa nga ushqimet që ju shterojnë energjitë dhe ju bëjnë të ndiheni të lodhur që në mëngjes:

Tërshëra

Ushqimi klasik i mëngjesit mund të shkaktojë prodhimin e melatoninës në sajë të karbohidrateve dhe vitaminës B6. Kombinojeni me protein dhe yndyrna të shëndetshme për mos t’u ndjerë të lodhur.

Bananet

Janë të pasura me kalium, por gjithashtu kanë nivele të larta të magnezit, mineral i cili i tregon muskujve dhe sistemin nervor të çlodhen.

Fruta të thata

Bajamet dhe arrat janë veçanërisht të pasura me magnez. Nëse ju nuk keni mangësi të këtij minerali, nuk do të ndiheni të lodhur, por nëse trupi juaj ka mungesa të këtij minerali do ta kaplojë lodhja menjëherë.

Bulmet

Bulmeti përmban edhe kalcium dhe triptofan, dhe nxit absorbimin e këtij të fundit.