Ushqimet që i mendoni si të mira

Mos lejoni t’ju mashtrojnë. Shikoni më poshtë ushqimet që mendoni se janë të mira, e që në të vërtetë nuk janë.

Lifestyle

01/10/2013 11:35

Hamburgerët vegjetarianë: Duken shumë të mira dhe të shëndetshme si ushqim sepse e kanë emrin Vegjetarianë, apo jo? Hamburgerët Vegjetarianë mund të jenë opsion i mirë, sepse janë të përbërë nga perime të shëndetshme. Problemi është që shumë prej tyre janë të ngrira dhe të përgatitura me më shumë mbushje se ato  të natyrshmet. Basti më i mirë është që të shikoni në meny para se ta porositni dhe të siguroheni që përbërësi i parë të jetë – perime. Secila palë do të jetë jo më shumë se 150 kalori dhe kanë 7 gram të proteinave.

KusKusi: Tenton të ketë një reputacion të shëndetshëm, sepse është e popullarizuar në mesin e Vegjetarianëve. Por, duhet të keni kujdes. Përbërësi kryesor i saj është mielli,ashtu si makaronat e bardha. Pra, nëse mendoni se jeni duke ngrënë shëndetshëm, mendoni përsëri! Për vetëm një të tretën e Kuskusit, mund t’i ktheni prapë 230 kalori.

Sallata e llojit Taco: Kur ju jeni në një restorant meksikan, sallata Taco zakonisht ju duket si një zgjedhje e shëndetshme në meny. Ky lloj i sallatës zakonisht shërbehet në tortilla, të cilat janë të skuqura në vaj shumë herë. Ato janë të përbëra zakonisht  nga mishi i lopës, krem kosi dhe guacamole, e të gjitha prej tyre japin shumë kalori. Mbani në mend, vetëm pse kjo fjala sallatë është aty, kjo nuk do të thotë se është e shëndetshme. Gjithashtu, keni kujdes edhe nga dukja e sallatës. Nëse ajo vjen e përmbytur në sose të ndryshme, automatikisht  mund ta futni në ushqimet jo të shëndetshme dhe me shumë kalori.