Ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta bërë barkun të rrafshtë

Tashmë kur jemi në stinën e verës dhe kohën kur shijojmë pushimet, shumë nga ne problemin kryesor i kanë kilogramët e tepërt.

Lifestyle

15/08/2018 08:37

Mendimi se si do të dukemi me rrobat e banjos shpesh na shqetëson, madje shpesh herë ndikon edhe në kualitetin e pushimeve tona.

Përpos që do të dukeni për mrekulli edhe me bikine, ju do të ushqeheni shëndetshëm dhe do të ndiheni plot energji.

Jogurt me pak yndyrë

Është i pasur me proteina prandaj ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.

Boronicat

Janë të pasura me vitamina dhe kanë pak kalori. Ky frut përshpejton funksionimin e metabolizmit dhe ju jep energji.

Hani boronica çdo ditë që të keni stomak të rrafshtë!

Vezët

Vezët janë zgjidhja e të gjithë atyre që merren me sport, pasi përpos që shkrijnë ynydrën ndihmojnë edhe në formimin e muskujve.

Manaferrat

Manaferrat janë të pasura me yndyrë, por nëse i konsumoni ato në mënyrën e duhur, ju mund edhe të humbni peshë. Ju gjithashtu mund të hani fëstëkë, lajthi apo bajame.

Mishi i peshkut

Mishi i peshkut ndihmon në funksionimin më të mirë të metabolizmit dhe humbjen e peshës. Është i pasur me me acide yndyrore omega 3 që shkrijnë yndyrën. Ju duhet të hani mish peshku të paktën dy herë në javë.

Soja

Soja pastron trupin nga toksinat dhe është e pasur me proteina.

Mollët

Të shijshme dhe me pak kalori. Studimet kanë treguar se ata që kanë konsumuar një mollë në ditë janë dobësuar më shpejt se ata që nuk e kanë përfshirë këtë frut në dietën e tyre.

Sallata e gjelbër

Sallata e gjelbër është ideale për stomak të rrafshët. Përdoreni në kombinim me mishin e pulës ose peshkut.

Avokado

Avokado është një nga frutat më të shëndetshëm.