Ushqimet për një seks më të nxehtë

Seksi është një ndjenjë shumë e mirë, mirëpo ai bëhet perfekt kur kualiteti i tij është me të vërtetë i lartë.

Lifestyle

17/04/2014 21:50

Ushqimet padyshim që ndikojnë për një seks më të nxehtë dhe kanë një rol tejet të rëndësishme në kualitetin e tij.

Selino
Jepini atraksionin që ndieni për burrin tuaj me perime të gjelbërta. Selino përmban  feromone, androstenal dhe androstenone, të cilat e rrisin atraksionin te femrat.

 

Brokoli
Përdoreni sa më shumë këtë perim pasi e rifreskon ‘motorin’ e mashkullit. Brokoli ka disa elemente të cilët e rrisin dukshëm epshin seksual te një mashkull. Ai gjithashtu përmban sasi të madhe të Vitaminës C e cila rrit gjithashtu epshin seksual.

 

Bananet
Bananet përmbajnë sasi të madhe të Vitaminës B e cila është perfekte për të rritur aktivitetin e durimit, për të cilën ne synojmë shumë gjatë marrëdhënieve seksuale. Mashkujt dëshirojnë që ta zgjasin sa më shumë kualitetin seksual.

 

Shalqini
Jo vetëm që është i shijshëm, por shalqini ka efekte tjera pozitive në trupin e njeriut. Shalqini përmban citrelinë, një aminoacid i cili është i mirë për shëndetin kardiovaskular. Një shëndet i mirë kardiovaskular do të thotë se çarkullimi i gjakut në trup bëhet në mënyrë të rregullt, dhe një çarkullim i mirë i gjakut do të thotë një seks perfekt.

 

Vezët

Vezët kanë përbërje të lartë të proteinës, që do të thotë ju do të jeni më të fortë në shtrat. Meshkujt janë personat të cilat duhet të përdorin më shumë vezë para seksit.