Ushqimet më të mira që duhet t’i jepni bebes suaj pas muajit të gjashtë

Ushqimet e pasura me vitamina, minerale e lëndë të tjera janë jetike për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e foshnjave të porsalindura, por nënat e reja duhet të dinë se bebet nuk duhet të kenë një regjim të njëjtë si të rriturit!

Lifestyle

22/01/2019 13:27

Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i përfshini bebes suaj në dietë, ushqime të tjera veç qumëështit.

Më poshtë do të listojmë disa nga ushqimet më të mirë për bebet

Sipas Baby Center, kosi duhet t’i jepet një bebeje pas gjashtë muajsh.Sipas profesorit dietologut dhe nutricionistit Nancy Hudson në Universitetin e Kalifornisë kosi është një burim shumë i vitaminës D dhe kalciumit, të cilat janë thelbësore për shëndetin e kockave. Përveç kësaj, kosi rrit funksionin e sistemit imunitar

Drithërat (e një lloji të vetëm për shembull gruri) janë të përshtatshme për foshnjat e moshës katër deri në gjashtë muaj, sipas Ëeb MD. Këto u sigurojnë foshnjeve hekur shtesë, i cili ndihmon në oksigjenimin e qelizave në trup.

Përveç kësaj, rezerva e hekurit natyral e marrë nga foshnjat nga placenta e nënës së tyre në lindje fillon të ulet kur bebi arrin moshën 6 muajshe. Drithërat e grurit mund të përzihen me qumështin formulë ose me qumështin e gjirit. Gjithashtu, mund të shtohet ujë për të rregulluar konsistencën. Ndërsa foshnja rritet mund të shtoni biskota të bluara.

Mishi gjithashtu konsiderohet si një ndër ushqimet më të mira që mund t’u jepet foshnjeve. Përveç të qenit një burim i shkëlqyer i proteinave, mishi përmban gjithashtu hekur, zink dhe kompleksin e vitaminës B, transmeton living.al.

Hekuri përmirëson oksigjenimin qelizor duke përmirësuar vetitë e hemoglobinës, ndërsa zinku ndihmon në metabolizmin qelizor. Mishi, apo lëngu i tij duhet t’i fillohet një fëmije vetëm pas muajit të shtatë. Mund ta përgatisni me pure perimesh.

Avokadot janë gjithashtu ushqim i shëndetshëm për t’ua dhënë foshnjave. Nutricionisti Leanne Cooper gjithashtu tha se avokadot janë të ngjashme me qumështin e gjirit kur është fjala për përbërjen e yndyrës së shëndetshme. Purenë e avocados mund ta përzieni me pure molle, pesh të konservuar dhe mund t’ia ushqeni një bebeje 10 muajshe.

Megjithatë sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, këto ushqime fillojnë pas muajit të gjashtë të jetës së një foshnjeje, sepse deri në atë moment, fëmija siguron gjithçka i duhet nga qumështi i gjirit apo ai i formulës. Ushqyerja me gji mund të zgjatet, për aq kohë sa edhe nëna dhe foshnja duan. Me ushqimin dhe kujdesin e duhur që u jepet foshnjave, ata do të jenë në gjendje të rriten dhe të zhvillohen mirë në fëmijë të shëndetshëm dhe mirëfunksionalë.