Ushqimet më të mira dhe më të këqija për kokëdhimbje – Lajmi.net
Ushqimet më të mira dhe më të këqija për kokëdhimbje
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 8:55, 29 July 2018
Keni kokëdhimbje të vazhdueshme? Nuk janë vetëm tabletat ato të cilat duhet përdorur për ta ndalur dhimbjen.

 

Ekzistojnë disa ushqime që ndihmojnë në ndalimin e dhimbjes së kokës, ashtu sikur edhe disa ushqime të tjera që e shtojnë dhimbjen, transmeton Klan Kosova.

Për këtë arsye ju duhet të dini se çka të hani nëse përballeni me një problem të tillë.

Ushqimet më të këqija për kokëdhimbje

Alkooli

Përdorimi i alkoolit do të ndikojë që kokëdhimbja juaj të zgjasë edhe më shumë, për 30 minuta apo, më e keqja, për 3 orë. Madje, ata që vuajnë nga migrena do të fillojnë të ndjejnë dhimbje nëse pijnë vetëm një gotë të vogël me verë.

Teprimi me kafe / Mungesa e kafesë (nëse pini shumë)

Një studim norvegjez thotë se personat që pijnë shumë kafe kanë 10% më shumë shansa të ndjejnë kokëdhimbje. Disa studime tjera thonë se dhimbjet e kokës shfaqen nëse teprohet me pirjen e kafesë.

Ekspertët thonë se nuk duhet të pini më shumë se 500 mg kafe në ditë, që i bie maksimumi 4 filgjanë (edhe pse edhe kjo është e rrezikshme).

Çokollatat

Kjo nuk do t’ju pëlqejë ta shihni në këtë listë. Por një studim thotë se çokollatat shkaktojnë migrenë në 42% e rasteve. Mirëpo kjo nuk qëndron për të gjitha llojet. Çokollatat që kanë feniletilaminë dhe tyraminë e rrisin kokëdhimbjen tek njerëzit me migrenë.

Pijet e ëmbla artificiale

Njëra ndër to është pija e gazuar “Coke”. Këto pije e shtojnë kokëdhimbjen. Ekspertët sugjerojnë që njerëzit që kanë dhimbje të shpeshta koke të mos i përdorin pijet e gazuara.

Mishi i përpunuar

Prania e nitrateve në ushqim ndikon keq tek njerëzit e sëmurë nga migrena. Këtu bëjnë pjesë hot dogat, suxhuku etj.

Ushqimet më të mira për kokëdhimbje

Uji

Nuk mund të quhet ushqim, por ekziston një arsye pse uji iu duket shumë i shijshëm kur nuk ndjeheni mirë. Dehidrimi i trupit është një nga shkaqet pse njerëzve u dhemb koka në përgjithësi.

Uji zvogëlon dukshëm kohëzgjatjen e dhimbjes së kokës. Një studim thotë se 47% e rasteve të kokëdhimbjes janë lehtësuar pas përdorimit të ujit.

Ju poashtu mund të përdorni edhe pemë të cilat janë të lëngshme, në mënyrë që edhe t’i përmbaheni dietës edhe ta ndalni kokëdhimbjen.

Perimet e gjelbërta

Perimet e gjelbërta përmbajnë vitamin B i cili luan rol të veçantë në zvogëlimin e dhimbjeve të kokës.

Nuk i pëlqeni sallatat? Atëherë provoni avokado, fara, fasule etj.

Qumështi

Ashtu si magnezi, edhe dy përbërësit tjerë të rëndësishëm për eshtrat, kalciumi dhe vitamina D, luajnë shumë rol në parandalimin e kokëdhimbjes. Qumështi, vezët dhe lëngu i portokallit mund t’ju ndihmojnë jashtë mase në këtë aspekt.

Kafeja

Mund të çuditeni se si kafeja hyn në të dy listat. Gjithçka ka të bëjë me masën sa e përdorni. Ekspertët sugjerojnë që të pini doza të vogla të kafesë në mënyrë që të përfitoni për ta parandaluar kokëdhimbjen.

Një hulumtim tregon se 100 mg kafeinë në ditë i parandalon dhimbjet e kokës më mirë se barnat.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO