‘Ushqimet e trurit’ që ju ndihmojnë në përqendrim – Lajmi.net
‘Ushqimet e trurit’ që ju ndihmojnë në përqendrim
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 11:12, 3 December 2017
Xhenseni, peshku, boronicat, apo kafeina? Nëse lexoni artikuj të rremë, do të besoni se disa ushqime të caktuara bëjnë mrekulli për rritjen e përqendrimit dhe forcimin e kujtesës.

 

Por, a funksionojnë vërtet? Nuk e mohon askush se duke kaluar vitet, edhe trupi jonë plaket, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, lajmi i mirë mbetet se mund t’ia rrisni vetes shanset të mirëmbani një tru të shëndetshëm nëse i shtoni pije dhe ushqime të shëndetshme dietës tuaj.

Kafeina ju bën më të alarmuar

Nuk ka ndonjë ilaç magjik që e rritë inteligjencën apo ju bën më të mençur – por substanca të caktuara, si kafeina, ju japin energji dhe ju ndihmojnë të përqendroheni.

E gjendur në kafe, çokollatë, pije energji dhe në disa medikamente, kafeina ju bën më të alarmuar dhe efektet e saja janë afat shkurtra.

Pra, kafeina është e mirë për rritje të përqendrimit në periudhë afatshkurtër, por mos e teproni!

Hani mëngjes për ta mbushur energji trurin

Jeni të prirë ta shmangni mëngjesin? Studimet tregojnë se ngrënia e mëngjesit mund të jetë çelësi për përmirësimin e memories afatshkurtër dhe përqendrimit.

Peshku me të vërtetë se është ushqim i trurit!

I pasur me proteina, acide yndyrore omega-3, etj., peshku është i mahnitshëm për shëndetin e trurit. Dietat me peshk ndërlidhen me rrezik të vogël të zhvillimit të demencës dhe sëmundjeve tjera.

Pra, për tru dhe zemër të shëndetshëm, hani dy herë në javë peshk!

Çokollata dhe arrat

Arrat dhe farat janë burime të mahnitshme të antioksidantëve, vitaminave dhe minerale, të cilat i zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve të ndryshme. Çokollata e zezë ka gjithashtu veti të fuqishme antioksiduese, ndërsa përmban stimuluese natyral si kafeina që e përmirëson përqendrimin.

Përveç këtyre ushqimeve, ushqime tjera të mira për shëndetin e trurit dhe të trupit janë edhe boronicat, pemët, perimet, etj.

Fjalët kyçe: ushqimet e trurit

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion