Ushqimet e shpejta dëmtojnë edhe trurin

uk është ndonjë sekret i madh, është thënë mijëra herë që konsumi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta, të skuqura, janë në dëm të shëndetit tuaj fizik.

Lifestyle

21/01/2016 21:40

E reja në këtë që po ju themi është se mund të jenë në dëm edhe të shëndetit tuaj mendor.

Kërkimet e fundit janë rezultat i një ndjekje tre vjeçare që i është bërë adoleshentëve të moshës 14 vjeç deri sa janë bërë 17. u pa se ata që konsumonin vazhdimisht ushqime të shpejta, patate të skuqura, mish a pulë të skuqur si dhe pije me gaz e sheqer, kishin reagime më të ngadalta, vëmendje jo të mirë, kujtesë e aftësi për të mësuar më të keqe se pjesa tjetër e grupit e cila ishte ushqyer me fruta dhe perime.

Performanca e këtyre të fundit ishte shumë më e mirë, shkruan living. E dimë që nuk është gjithnjë e lehtë t’i prishni qejfin fëmijëve duke mos i kënaqur me gjënë që duan të konsumojnë por do të jetë më mirë për ta nesër.

Ndihmojini të paktën në shtëpi duke i ushqyer shëndetshëm sepse përveç ushqimeve të shpejta edhe ato që mund të hanë në shkolla a kopshte, mund të mos jenë më të mira./noa