Ushqimet e ‘shëndetshme’, të cilat nutricionistët refuzojnë t’i konsumojnë

Nutricionistët tregojnë disa nga ushqimet që ata mendojnë se nuk duhet konsumuar, edhe pse konsiderohen si të ‘shëndetshme’.

Fun

29/04/2016 19:35

Akullore pa sheqer

“Unë kurrë nuk blejë gjëra në të cilat shkuhet me ‘jo sheqer të shtuar’, ose ‘akullore të bardha’. Llojet të cilat thuhet se nuk kanë sheqer të shtuar mund të përmbajnë gati 18 përbërës shtesë, përfshirë edhe ëmbëlsues artificial të cilët mund të prodhojnë efekt laksativë’, thotë Maggie Michalczyk, RD, nutricioniste në Nju Jork.

Çipsat e fryrë të perimeve

“Unë u qëndroj larg çipsëve të fryra. Kur ju shikoni listën e përbërësve në përgjithësi do të shihni jo vetëm erëza, por edhe një listë të gjatë të shtesave të tilla si niseshte të patateve, pluhur të orizit të bardhëm, miell soje. Ata shpesh paketojnë rreth 130 kalori për shërbim, diku 20 për qind se sa që kanë çipset”, thotë Cynthia Sass, autore e ‘Slim Down Nor and Health contirubutor.

Pluhur nga Gjalpi i Kikirikut

“Njerëzit mendojnë se ky lloj pluhuri është i shëndetshëm për shkak së ka pak kalori dhe më pak yndyrë. Por, një nga gjërat më të mira rreth këtij pluhuri, është se përmban yndyrë të shëndetshme, e cila e bën ata më e cila gjithashtu ndihmon për ta bërë atë të kënaqshme. Kështu që unë blej vetëm gjëra të vërteta”- Christy Harrison.

Sallatat komerciale

“Ato mund të përmbajnë shumë vajra të përpunuara ose vajra të hidrogjenizuara pjesërisht, të ëmbësluar artificialisht, fruktoza të lartë shurup misri dhe ngjyra artificiale. Zgjidhni një me përbërësit si vaj ulliri, kripë deti, limon, uthull molle e erëza”- shkruan Megan Roosevelt, RD.

Buka e zezë

“Kjo është një nga më të këqijat dhe mashtrueset. Indeksi glycemik e bukë së grurit është 69. Kjo shifër  shkakton ekstremist ngritje të sheqerit në gjak, gjë që rezulton në përgjigje të larta të insulinës dhe, në fund të fundit, në inflamacion dhe akumulimit yndyrë”, tha Mark Sherwood, NO dhe Michele Sherwood.

Lëngjet e ftohta

“Këto lëngje shpesh përmbajnë një pjesë të madhe të frutave ose perimeve, ndërsa sasia e sheqerit është jashtëzakonisht e lartë. Trupi juaj mund të thith shumë vitamina dhe minerale në një kohë. Kështu që një pjesë e madhe e ushqyesve nuk absrobohen”-  ka shkruar Natalie Rizzo, RD, një mjek diete në Nju Jork./lajmi.net