Ushqimet e preferuara për dimër

Dimri është stina kur më së shumti konsumohet ushqimet kalorike dhe jo të shëndetshme për organizmin. Kjo për shkak të mungesës së pemëve dhe perimeve të freskëta në kopshte.

Lifestyle

10/12/2016 00:59

Por, mjekët rekomandojnë që edhe gjatë dimrit të konsumohen ushqime të cilat janë të shëndetshme dhe gjinden për tu blerë në dyqane.

Ushqimet të cilat preferohen gjatë stinës së dimrit janë kryesisht perimet si: domatja, qepët, trangujt, brokoli, karotat dhe murrizat. Shumica nga këto perime konsumohen të ziera dhe njëherësh njihen edhe si ushqim i nxehtë për dimër.

Ndërsa pemët të cilat nuk duhet të mungojnë gjatë kësaj stine padyshim janë mollët, banania, mandarina, ananasi etj.

Mjekët poashtu rekomandojnë që gjatë stinës së dimrit të konsumohet edhe çaji, i cili i ndihmon organizimit të kalojë më lehtë ftohjet apo edhe të ftohtit. /FermaIme