Ushqime me zero kalori

Tregoni kujdes në përzgjedhjen e disa ushqimeve, do të shohim se jo vetëm do kthejmë ushqimin në aleatin kryesor të linjave trupore, por edhe të mirëfunksionimit të organizmit tonë

Lifestyle

03/01/2018 14:04

Aleatët më të mirë për dietën, këto janë superushqimet e shëndetshme, me rol tejet pozitiv për organizmin. Veçanërisht përpara stinës së dimrit, ku teksa temperaturat ulen dhe dita shkurtohet, shtohet edhe oreksi ynë, kontrolli ndaj peshës bëhet më i vështirë.

Por nëse tregojmë kujdes veçanërisht në përzgjedhjen e disa ushqimeve, do të shohim se jo vetëm do kthejmë ushqimin në aleatin kryesor të linjave trupore, por edhe të mirëfunksionimit të organizmit tonë.

Për këtë arsye po ju listojmë frutat, perimet dhe ushqime të tjera, të cilat përbërja e ulët kalorike dhe sasia e shumtë e vitaminave dhe kripërave minerale i bën ato super ushqime.

Molla, 47 kalori për 100 gramë

Asparagu, 6 kalori

Panxhar, 36 kalori për 100 gramë

Brokoli, 33 kalori për 100 gramë

Lulelakër, 25 kalori për 100 gramë

Selino, 2 kalori për tufë

Boronicë, 15 kalori për 100 gramë

Kastravec, 16 kalori për 100 gramë

Kopër, 12 kalori për 100 gramë

Hudhër, 149 kalori për 100 gramë

Rrush, 67 kalori për 100 gramë

Presh, 22 kalori për 100 gramë

Mjedër, 53 kalori për 100 gramë

Rrepa, 38 kalori për 100 gramë.