Usain Bolt bën jetë luksoze pas pensionimit (Foto/Video)

Usain Bolt është një prej atyre sportistëve që pëlqejnë luksin.

ShowBiz

26/09/2017 08:10

Këtë ai nuk e ka fshehur ai së fundmi, kur u shfaq duke shijuar jetën. Legjenda po shijon jeëtn në maksimum.

Ai gjendet në pushime me të dashurën e tij, Kasi Bennett dhe me miq tjerë. Prej aty, ai ka publikuar imazhe që kanë befasuar adhuruesit.

Xhamaikani shfaqet pranë një jahti teksa shijon momentet me të dashurën. Luksi aty siguristh se nuk mungon.

Usain Bolt së fundmi është tërhequr nga sporti. Ai konsiderohet legjenda absolute e vrapimit në disiplina të shkurtra.

Ai njihet ndryshe edhe si adhurues i futbollit. Klubi i preferuar i tij është Real Madrid dhe Manchester United. /Telegrafi/

YouTube player