Usain Bold debuton në futboll, shikojeni çfarë ka bërë për 20 minuta

Usain Bolt u aktivizua me skuadrën norvegjeze Stromsgodset.

Sport

06/06/2018 11:19

Rreth 20 minuta në fushë, disa sprinte, një rast i mirë për të shënuar me kokë dhe një humbje e ngushtë.

Kjo është sinteza e debutimit të Usain Bolt me skuadrën norvegjeze Stromsgodset.

Rekordmeni i shumëfishtë në atletikë, në garat e 100 dhe 200 metrave, luajti në minutat e fundit të miqësores që skuadra e tij zhvilloi ndaj përfaqësueses U-19 të Norvegjisë, që fitoi minimalisht 1-0.

Për Bold ishte një eksperiencë e vyer para ndeshjes së bamirësisë që do të luajë me 10 qershor në “Old Trafford” të Manchesterit, stadium ku gjithmonë ka ëndërruar për të qenë protagonist.

https://www.youtube.com/watch?v=aA3FYX0nAPc