USA Today me artikull për Kosovën: Ky vend i vogël, rival i madh me ndotje të ajrit

"Ndotja e ajrit në këtë komb të vogël rival me qytetet e mëdha si Pekini, Mumbai dhe Nju Delhi. Ajri i ndotur këtu është kaq i keq saqë ka sjellë protesta, aplikacione dhe madje edhe hashtagun e vet", fillon USA Today artikullin kushtuar ndotjes së ajrit në Kosovë.

Lajme

04/12/2018 21:54

Dy termocentrale me qymyr, një milje jashtë kryeqytetit në qytetin e Obiliqit, kundërmojnë erën e djegur të qymyrit gjatë gjithë vitit, me dhoma druri që shtojnë tym në përzierje. Këmbësorët në Prishtinë, mbi 200,000 njerëz, marrin maska kur dalin jashtë gjatë dimrit, transmeton lajmi.net.

“Po të kisha mundësi të largohem diku tjetër, brenda 24 orëve do të shkoja nga ky vend”, tha Elfete Krasniqi, 27 vjeçe, nga Obiliqi. “Djali im, i cili është 3 vjeç, nuk kaloi një muaj që mori bronkit”.

“Kosova, e cila shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në 2008, ka rezervën e pestë më të madhe të qymyrit kafe në botë, që konsiderohet si lënda djegëse më e ndotur fosile. Dhe Banka Botërore i ka quajtur termocentralet e plakura të thëngjillit në vend, si “burimi më i keq i ndotjes në Evropë”.

Ndërsa Kosova është e rrënuar edhe nga paqëndrueshmëria politike, stagnimi ekonomik dhe pakica serbe, ato janë probleme që një kohë të gjatë mund të jenë më të zbehta në krahasim me sfidat shëndetësore që vendi përballet për shkak të cilësisë së dobët të ajrit.

Banorët në Prishtinë nuk dinin se sa e keqe ishte ndotja e ajrit deri para dy vitesh, kur Ambasada e SHBA-ve filloi matjen e cilësisë së ajrit dhe lëshoi të dhënat në kohë reale në internet. Të dhënat regjistruan nivele të rrezikshme të paktën tre herë më të larta sesa ato që ekspertët e shëndetësisë i konsiderojnë të pranueshme. Banorët tani mund të monitorojnë cilësinë e ajrit të tyre në aplikacionet e telefonave të mençur.

Fabien Techene, një mjedisore e pavarur në Prishtinë, tha se të dhënat e ndotjes së ambasadës i japim mundësi njerëzve të kuptojnë se ky nuk është porblem ditor apo javor, por problem vjetor.

Ndotja nga termocentralet dhe minierat e linjitit pranë kanë marrë tashmë një taksë për shëndetin e njerëzve, tha Haki Jashari, drejtor i spitalit të vogël në Obiliq, transmeton lajmi.net.

“Çështja e ndotjes së mjedisit lidhet me sëmundjen tek fëmijët dhe të moshuarit, veçanarisht tek sëmundjet kanceroze dhe të frymëmarrjes”, tha ai nga zyra e tij që mbikëqyr një prej termocentraleve të vjetra.

Jashari tha se ka parë mesatarisht tre raste të reja të kancerit çdo muaj gjatë vitit të kaluar. Sëmundje serioze që zakonisht godasin të moshuarit, shfaqen në moshën e re dhe të mesme.

“Ndotja e mjedisit është jashtë çdo norme”, tha ai.

Shtresa e trashë e smogut shpesh qëndron pezull mbi Prishtinën gjatë muajve të ftohtë, kur shumica e sistemeve të ngrohjes ndërtimore përdorin thëngjill dhe dru. Makinat dhe autobusët veprojnë më pak ose aspak inspektime të emisioneve të gazrave, duke kontribuar në ndotje.

Prishtina ka ndaluar makinat që të hyjnë në qendër të qytetit në janar, kur nivelet e ndotjes së ajrit u bënë të rrezikshme.

Ron Idrizaj, 21 vjeç, ndihmoi të organizohen protesta kundër ndotjes këtë vit. Ai nisi një fushatë të quajtur #Breathe për të nxitur qytetarët të thërrasin në veprim për përmirësim të ajrit.

“Unë besoj se është e drejtë e njeriut për të jetuar me ajër që nuk do t’iu vrasë”, tha Idrizaj. Duke e ditur faktin se cilësia e ajrit në Kosovë është më e keqe se në Kinë, për shembull, edhe pse Kosova nuk ka korporata apo gjëra të tjera, mund të ketë ndikim në ndotjen e ajrit”.

Ai tha se ka në plan të organizojë më shumë protesta.

“Ne duhet të ushtrojmë presion mbi qeverinë dhe komunat në të gjitha kohët e vitit, jo vetëm gjatë dimrit apo vjeshtës”, tha Idrizaj.

Qytete të tjera në Evropë kanë marrë masa drastike për të frenuar ndotjen e ajrit. Parisi u përpoq të shkonte pa makina në ditë të caktuara, por zyrtarët tani duan të ndalojnë makinat e naftës deri në vitin 2025. Stutgarti, Gjermani, po mendojnë një ndalim të automjeteve me motor nafte nga qendra e qytetit.

Qeveria e Kosovës ka në plan të ndërtojë një termocentral të tretë të linjitit në Obiliq për të zëvendësuar impiantet e thëngjillit të moshuar.

Kjo i kundërshton synimet e grupeve mjedisore lokale për ta transformuar Kosovën në një lider të energjisë së pastër dhe të mos mbështetet në qymyrin si burim i vetëm i energjisë. Një nga grupet kryesore mjedisore të vendit – Konsorciumi i Shoqërisë Civile të Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm – thekson nevojën e madhe për njerëzit dhe ekonominë për të lëvizur drejt energjisë së qëndrueshme në të ardhmen.

“Ajri është shumë i ndotur këtu dhe…ne nuk e dimë se çfarë të bëjmë për këtë”, tha Kastriot Krasniqi, 24 vjeç, një mbledhës i biletave të autobusëve nga Obiliqi.

“Ka premtime të vazhdueshme që ky vend të jetë më i mirë, por asgjë nuk ndryshon”. /Lajmi.net/