USA, Joe Biden dhe Ne

Shkruan: Nezir Kraki Për rëndësinë e lidhjeve dhe miqësisë që shqiptarët duhet ta kenë me Amerikën, as që ka nevojë të diskutohet: thjesht, është oksigjeni ynë, arma jonë, mburoja dhe siguria jonë, ajo që na bënë të ndihemi të mbrojtur në Ballkanin e lëvizshem, të rethuar nga popuj që s’na duan. E ne sot ndihemi…

Opinion

18/08/2016 14:50

Shkruan: Nezir Kraki

Për rëndësinë e lidhjeve dhe miqësisë që shqiptarët duhet ta kenë me Amerikën, as që ka nevojë të diskutohet: thjesht, është oksigjeni ynë, arma jonë, mburoja dhe siguria jonë, ajo që na bënë të ndihemi të mbrojtur në Ballkanin e lëvizshem, të rethuar nga popuj që s’na duan.

E ne sot ndihemi të lirë dhe të mbrojtur pikërisht falë njerëzve si Joe Biden, si DioGuardi, si Clinton, si Albright e si shumë personalitete tjera që s’mund t’i listoj këtu, pa i harruar gratë dhe burrat e lobit shqiptaro-amerikan të cilët qenë ambasdorët e parë të halleve tona atje. Ishin pikërisht këta njerëz dhe disa nga ne të cilët, me insistim dhe vetmohim, Amerikën e madhe e bënë mikeshë të Kosovës së vogël dhe popullin e madh e te fuqishem amerikan ebënë mik të popullit të përvuajtur dhe të vogël shqiptar. Secili duhet të kujtohet, secili duhet të falenderohet dhe të çmohet për përpjekjet e dukshme dhe të padukshme që bëheshin në kohë tjera kur s’kishte facebook as Twiter për foto të tipit ‘Photo of the Day’. Vizita e Joe Biden në Serbi dhe Kosovë e dëshmon  interesimin e Amerikës për këto treva edhe në kohë paqeje, dhe kjos’duhet dhe s’mundet të konsiderohet vetëm si vizitë për qejfi. Joe Biden vjen se na do të mirën, do stabilitet. Vjen se e ka hetu që lidhja dhe miqësia që e kemi pasë ka nis të zbehet, normal për fajin tonë, nga dështimet tona. Vjen të sigurohet që popujt e vegjel evropianë të mos i mbesin Amerikës  si ‘gurë në këpucë’ edhe këtë shekull.

Tash, gjendja në terren dhe jeta e përditshme në Kosovë tregojnë se, nga intervenimi i NATO-s në e tutje, ne fatkeqësisht nuk kemi ditë ta mirëmbajmë këtë lidhje, as të ‘përfitojmë’ nga ajo sa duhet. Kemi vite që e zhgënjejmë edhe Amerikën edhe Joe Binden., e më së shumti vetveten. Investimet e tyre në kohë, para dhe njerëz,si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe rajonnuk i kanë dhënë frutet që Amerika priste. Ndërkohë, bota ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë tepër shpejt, bashkë me interesat dhe prioritetet gjeostrategjike të Amerikës. Vetëm miqësia dhe simpatia nuk kryejnë më punë. Duhen angazhime dhe rezultate konkrete. Duhet të kalojmë nga aleanca e natyrshme në aleancë të dobishme me Amerikën. Duhet t’ia dëshmojmë Amerikës dhe aleatëve tjerë se mund të llogarisin në ne, mund të na besojnë dhe të na respektojnë për punën që e bëjmë. Shtëpinë na ndërtuan ata, ne duhet ta mobilojmë, ta kompletojmë me të gjitha që kur musafirë si Joe Biden vinë në vizitë, të kemi ku t’i fusim, ku t’i presim, ku t’i nderojmë. Me një fjalë, të kemi shtet.

Ata që i kuptojnë pak a shumë rrjedhat e botës e dinë që administrata Obama nuk e ka pasë prioritet ndër pritoritete as Evropën as Ballkanin, për arsye që dihen. Fati ynë ishte që numri dy në atë administratë qëlloi të ishteJoe Biden, si njohës i hollë i halleve tona. E kishim si lidhje direkte në Washington pa kaluar as nga Dragodani, i cili në disa raste nuk e përfaqësonte Amerikën e Joe Biden, mikeshën tonë. Sot, duhet t’i jemi mirenjohësAmerikës dhe Joe Biden që nuk na harruan edhe pse shpesh i zhgënjyem dhe të mos harrojmë se neve si Kosovë e si shqiptarë, nuk na lejohet më asnjë aventurë, politike, ideologjike apo fetare e cila do na fuste në tunelet e një antiamerikanizmi të verbër që s’çon kund tjetër veç në humnerë. Ne duhet të shqetësohemi për diçka tjetër dhe të gjejmë menyra të rigjallërimit të miqësisë me Amerikën që po ndryshon. Tash që Obama dhe Biden janë duke i bërë valixhet dhe që gjenerata e senatorëve dhe kongresmenëve evropëdashësështë në shuarje e sipër, në administratën amerikane do ketë çdo ditë  e më pak njohës të Ballkanit dhe aq më pak njohës të çështjes shqiptare. Neve duhet të na shqetësojë ky fakt, më shumë se pupujt e tjerë të rajonit.

Megjithatë, ne e kemi një shpresë. Ka kohë që e përsëris si me humor që shpresa e vetme matanë Atlantikut për neve mbetet Hillary Clinton. Shpresa e vetme sepse, Hillary Clinton është politikbërsja e fundit amerikane, e rangut të lartë kuptohet, që ka një lidhje reale dhe emocionale me neve dhe hallet tona. Nëse ajo bëhët presidente, dhe për momentin punët janë që të bëhet, një derë do mbetet e hapur për neve në Shtëpinë e Bardhë. Dhe aty me gjasë do angazhohen njerëz që i ndajnë parimet dhe qasjen e zonjës Clinton. Në rast se ndodh e kundërta dhe president zgjedhet miliarderi injorant, ne si shqiptarë dhe si Kosovë duhet të jemi gati për surpriza gjeostrategjike që nuk pritet të përputhen me interesat tona. Prandaj është më se urgjente të çpihemi kolektivisht, si shoqëri, si shtete Kosovë e Shqipëri dhe si shqiptarë gjithandej në Ballkan dhe të ndërtojmë diçka që mund t’i rezistojë të paktën një mandati presidencial, diçka që thjesht quhet shtet fuksional me individë realtivisht të lumtur në të. Nëse s’bëhëmi shtet normal Amerikën s’mund ta kemi mikeshë e Joe Biden s’do jetë më aty për të na falë gabimet.

(Autori është ligjerues i shkencave politike në Universitetin Paris Est në Paris)