Uruguai mund ta shkruajë historinë

Edinson Cavani synon ta shkruajë historinë me Uruguain, në Botërorin e Brazilit. Sulmuesi i PSG-së beson se ekipi jug-amerikan mund t’i mposht të gjithë kundërshtarët që do t’i dalin përpara, përfshirë këtu edhe Italinë e Anglinë, të cilat i ka në grup.

Sport

17/04/2014 21:42

Edinson Cavani beson se Uruguai është i gatshëm ta shkruajë huazorinë në Botërorin e Brazilit, përkundër faktit se e ka një grup të vështirë.

Ekipi jug-amerikan, i cili renditet në pozitën e pestë në botë, ka shpresa të mëdha se do të arrijë sukses.

Sulmuesi i Paris-Saint Germainit, Cavani dhe ai i Liverpoolit, Luis Suarez do të jetë njëra prej dysheve më të rrezikshme të evenimentit, ndërsa ekipi i Oscar Tabarez do të përballet me Korta Rikën, Anglinë dhe Italinë, në Grupin D.

“Mendoj se kemi lojtarë që e njohin atë nivel të futbollit, të cilët kanë luajtur në klube të niveleve të larta dhe që kanë pasur eksperiencë në Angli”, deklaroi fillimisht ai.

“Ekipi ynë kombëtar ka eksperiencë të mirë me njerëz që luajnë në Evropë dhe të nivelit botëror. Kështu që, ekipi ynë nuk ndihet inferior ndaj askujt”.
”Ekipi ynë kombëtar do të shkojë në fushë duke shijuar që t’i fitojë të gjitha ndeshjet, e jo si në të kaluarën, ne kemi pritur që rivalët tanë të bëjnë gabime”.
”Kjo është mënyra se si njihet Uruguai në botë, sepse me një popullsi të vogël, kemi prodhuar lojtarë të mirë, të cilët e ndërtojnë një kombëtare garuese, e cila për momentin do të luajë me Anglinë dhe Italinë, ndaj së cilave shkon për fitore”.

“Synim yni është të fitojmë. Do të jetë e vështirë ndaj Anglisë apo në ndeshjet tjera të cilat do t’i zhvillojmë në Botëror”.

“Ata janë makineri. Mendoj se Anglia, Italia dhe Gjermania kanë mentalitet, dhe për këtë i quaj makina. Ata kanë taktikë të mirë, mentalitet dhe dinë të luajnë nën presion”.

“Nuk ka asgjë më të mirë sesa të luash në Botëror kundër Francës, Anglisë apo Spanjës. Nuk ka asgjë më të mirë sesa, përpos që të luash miqësore, mund të bësh edhe ndeshje ku mund ta shkruash historinë. Për mua, këto janë emocionet që do t’i mbaj gjatë tërë jetës”, përfundoi Cavani.