Uruguai mund Arabinë, kalon edhe matematikisht grupin

Golin e realizoi Luis Suarez në pjesën e parë.

Sport

20/06/2018 18:52

Uruguai e ka kaluar edhe matematikisht Grupin A.

Uruguaianët kanë shënuar fitore ndaj Arabisë 1:0.

Golin e realizoi Luis Suarez në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore Uruguai ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e dytë me aq pikë sa Rusia.

Ndeshja e ardhshme e Uruguait është ndaj Rusisë, përcaktuese për pozitën e parë në grup.  /Lajmi.net/