Urimi i Sinan Vllasaliut për të bijën

Sinan Vllasaliu është një nga artistët që vazhdon për vite me radhë të sjell projekte të reja muzikore.

ShowBiz

03/06/2018 10:40

Ai është aktiv edhe me mbrëmje muzikore, në të cilat fansat e tij kanë rastin të dëgjojnë nga afër hitet që ka realizuar gjatë këtyre viteve, shkruan lajmi.net.

Sinani njihet edhe si person shumë i afërt me familjarët, në rrjete sociale kohë pas kohe publikon imazhe me më të dashurit e tij.

Së fundi, përmes një fotografie, këngëtari shfrytëzoi rastin ta uronte vajzën e tij me rastin e ditëlindjes.

“Dodonqe, urime ditelindja shpirti i babes”, ka qenë urimi i Sinanit mbi foton bashkë me të bijën.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Sinan Vllasaliu është kënga me titull “Nuk është fer”, që është pëlqyer nga publiku. /Lajmi.net/

Dodonqe, urime ditelindja shpirti i babes.

A post shared by Sinan Vllasaliu (@sinanvllasaliu) on