Urimi i Shyhrete Behlulit për ditëlindjen e vajzës

Shyhrete Behluli është një nga artistet që për vite me radhë argëton publikun me hite të njëpasnjëshme.

ShowBiz

27/05/2018 10:01

Krahas jetës profesionale, këngëtarja meqë është fytyrë publike shumë shpesh komentohet edhe për jetën private, shkruan lajmi.net.

Në familjen e saj sot ka një gëzim, vajza e Shyhretes, Gresa feston ditëlindjen, e në këtë rast nuk ka munguar kurrsesi urimi i këngëtares.

“Sot ka ditelindjen zemra e nanes uroj te festosh gjithmone e lumtur”, ka shkruar Shyhretja në urimin e saj, duke ia shtuar edhe një imazh të vajzës.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Shyhrete Behluli është “Gurbetqari”, këngë kjo në duet me reperin Gold Ag. /Lajmi.net/

Sot ke ditelindjen zemra e nanes uroj te festosh gjithome e lumtur! ❤️

A post shared by Shyhrete Behluli Official (@shyhrete_behluli) on