Urimi i ëmbël i Camila Barrazas për të dashurin e saj kosovar (Foto)

I dashuri i saj Harisi sot feston ditëlindjen, ndërsa e dashura e tij e cila vjen nga Filipine nuk ka nguruar ta uroj edhe publikisht.

ShowBiz

23/03/2017 10:59

Me një fotografi të hedhur në Intagram Camila Barraza i ka ndarë disa fjalë për personin e saj të zemrës, shkruan lajmi.net

”Urime ditëlindjen personi më i rëndësishëm në jetën time. Dashuria ime, ta dëshiroj lumturinë e gjithë botës. Të dua më shumë se gjithçka” ka shkruar ajo.

Kujtojmë se emri i  Camiles u bë i njohur dhe shumë i komentuar pasi mori çmimin ‘Miss Universe Kosova’.

Ajo dhe Harisi janë prej kohësh në lidhje dhe në këtë rrugëtim po ecin si mos më mirë bashkë. /Lajmi.net/