Urimi i Dua Lipës për babain, këngëtarja e thërret në gjuhën shqipe

Në familjen e Dua Lipës sot ka një arsye më shumë për të festuar.

ShowBiz

05/03/2018 09:21

Kjo ngase, babai dhe njëherësh menaxheri i saj, Dukagjin Lipa sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, në pamundësi për të qenë në shtëpi dhe për të festuar bashkë me familjarët, Dua ka uruar babain me një mesazh prekës.

Ajo ka zbuluar edhe faktin se babait të saj i drejtohet në gjuhën shqipe “babi”, kurse shprehet e mërzitur që nuk është afër tij që ta përqafonte.

“Urime Ditëlindjen Babi ❤️❤️❤️ Të dua, më mungon, sikur të isha në shtëpi të të përqafoja fort dhe të dhuroja një puthje! Xxx”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që këngëtarja aktualisht është e angazhuar me koncerte në Australi, në kuadër të turneut të Bruno Mars. /Lajmi.net/