Urimi i Don Lush Gjergjit: Bajrami i Vogël, por me një domethënie të madhe

Në emër të Kishës Katolike, Don Lush Gjergji ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar festën e Kurban Bajramit. Ai ka thënë se ky bajram quhet i Vogël, por ka një domethënie të madhe.

Lajme

12/09/2016 09:42

Gjergji është shprehur se me kënaqësi përfaqëson Kishën Katolike në këtë vizitë, si dhe në emër të besimtarëve katolik, ka uruar Bashkësinë Islame si dhe besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit, transmeton lajmi.net

“Bajrami i Vogël quhet i vogël, por e ka një domethënie të madhe sepse flijimi dhe në emër të Zotit, na afron më shumë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Gjergji.

“Ne kemi pasur shumë flijime, shumë vuajtje dhe tash duhet t’ia shtojmë elementin tjetër, fenë dhe dashurinë sepse pa këto dyja vuajtja mund të jetë shkatërruese, në të kundërt ajo na fisnikëron”, është shprehur Gjergji. /lajmi.net