Urimi i Berishës për Thaçin

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit.

Lajme

27/02/2016 09:57

Berisha përmes një postimi në Facebook, a thënë se votimi i tij për President është bërë bazuar në Kushtetutën e Kosovës.

Ky është urimi i Sali Berishës:

“Kosova zgjodhi sot presidentin!

Te dashur miq, sot parlamenti i Kosoves, me votat e koalicionit qeverises dhe ne perputhje me Kushtetuten e vendit, zgjodhi kryetarin e PDK njeherazi ministrin e jashtem dhe zevendeskryeministrin e Kosoves, Hashim Thaçin ne postin e Presidentit te Republikes se Kosoves.

Me kete rast le t’i urojme te dashur miq presidentit te zgjedhur te Kosoves, z. Hashim Thaçi pune te mbare dhe suksese ne detyren e larte qe i besuan sot perfaqesuesit e zgjedhur te Kosoves, ne interesin me te mire te Republikes dhe qytetareve te saj! sb”