Urimi i Ambasadorit Delawie për Bajram

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, ka uruar festën e Kurban Bajramit për besimtarët myslimanë në Kosovë, si dhe në mbarë botën.

Lajme

21/08/2018 12:06

“Urime Kurban Bajrami për të gjithë ata që po festojnë në Kosovë si dhe nëpër botë”, ka shkruar Delawie.

Sot në Kosovë po festohet dita e parë e Kurban Bajramit, një nga dy festat më të rëndësishme të fesë islame, e cila karakterizohet me therjen e kurbaneve në shenjë solidariteti dhe mirësie.