Urimi emocionues i Justin Timberlake për gruan

Njëri ndër emrat më të pëlqyer të skenës muzikore botërore për vite me radhë është Justin Timberlake.

ShowBiz

21/10/2017 13:20

Përmes rrjeteve sociale, Timberlake është bërë romantik duke uruar bashkëshorten me rastin e përvjetorit të pestë të martesës së tyre, shkruan lajmi.net.

Duke i dedikuar një këngë përmes një videoje, këngëtari uron bashkëshorte, Jessica Biel me fjalët më të ëmbla që i kishte përzgjedhur për atë rast.

“Një natë vonë në studio- PO, iu riktheva muzikës. Por, sot është një ditë akoma më e rëndësishme për mua pasi si sot 5 vite më parë unë u bëra burri më i lumtur në botë kur u betuam për dashurinë tonë me shoqen time më të mirë. Kjo këngë ishte kërcimi ynë i parë.

Për bukuroshen time, Jessica Biel: Ti më ke mësuar se çdo të thotë dashuria e vërtetë. Nuk mund ta them dot me fjalë se si kanë qënë këto 5 vite për mua. Kështu që, dëgjo melodinë sepse dashuria ime fshihet aty… Gëzuar përvjetorin e 5-të bashkëshortja ime. Një këngë për ty”, shkruan ndër të tjera Timberlake në urimin e tij, të cilit përveç videos shtoi edhe disa foto në postimin e tij në rrjete sociale. /Lajmi.net/