URIME! Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër

Tani numri i zëvendësministrave arrin në 79.

Lajme

13/10/2018 12:23

Qeveria Haradinaj u kritikua për numrin e madh të zëvendësministrave, që nga krijimi i kabinetit qeveritar.

Por si duket kjo nuk po e pengon kryeministrin Ramush Haradinaj të bëjë emërime të reja në Qeveri, pasi që listës  iu shtua edhe një emër para rreth një muaji.

Kjo është konfirmuar nga zyra e Kryeministrit për lajmi.net.

Bëhet fjalë për ish-kandidatin e PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, i cili tani mban postin e  zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Theksojmë se 79 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, marrin pagë mujore prej 1,150 euro. /Lajmi.net/