Urime, Majlinda

Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri Memli Krasniqi uruan Majlinda Kelmendin pas triumfit të saj në Kampionatin evropian të xhudos në Montpellier.

Sport

24/04/2014 19:41

Majlinda Kelmendi u bë kampione e Evropës në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Xhudistja pejane triumfoi në garën e zhvilluar në Montpellier dhe menjëherë është vërshuar nga urimet dhe lëvdatat e figurave më të larta të shtetit.

“Majlinda kampione e Europës, për herë të parë në histori të Republikës së Kosovës. Lajmi më i mirë që dëgjova për ditëlindjen time. Urime Majlinda, urime Driton, urime ekipi i Kosovës! HTH”, shkroi Kryeministri Hashin Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Kurse, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi po ashtu uroi Majlindën.

“Krenaria e sportit tone, Majlinda Kelmendi behet Kampione e Europes ne xhudo. Urime Majlinda, urime @KosovaJudo, urime Kosove! #krenar”, shkroi ai nw Twitter.