Urime Gianluigi Buffon

Viti 2017 në Serie A i përket Gianluigi Buffonit.

Sport

27/11/2017 23:25

Portieri i Juventusit ka fituar çmimin e më të mirit në Serie A për vitin 2017.

Buffon po lë pas një tjetër sezon të mrekullueshëm, ku fitoi një tjetër titull në Serie A me Juventusin, e po ashtu arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Urimin e parë për këtë çmim, Buffon e ka marrë nga skuadra e tij.

“Lojtari i Vitit në Serie A. Urime kapiten”, thuhet në urimin e Juventusit./Lajmi.net/