Urime ditëlindjen, Inter!

Inter sot feston përvjetorin e themelimit të klubit.

Sport

09/03/2018 12:28

“Do të lindë këtu, në restorantin “Ora”, në vendtakimin e artistëve dhe do të jetë gjithmonë një skuadër me shumë talent. Kjo natë e shkëlqyer do t’u japë ngjyrat simboleve tona: të zezën dhe të kaltrën në sfondin e artë të yjeve. Do të quhet Internazionale, sepse ne jemi vëllezërit e botës.”

Nga ajo ditë, 8 mars 1908 kanë kaluar plot 110 vite.

Nga ajo ide, fryt i vizionit të së ardhmes të një pjese të ëndërrimtarëve disidentë, lindi një histori e re dhe unike. Një histori dashurie, pasioni, gëzimi dhe dhimbjeje. Me triumfe, rënie dhe ringritje. Më krenari, fisnikëri dhe snobizëm. Inter, gëzuar 110-vjetorin e themelimit!