Urime Ditëlindja Real Madrid

Real Madrid feston 112 vjetorin e themelimit. Gjiganti spanjoll është një prej klubeve më të mëdha në botë, dhe sot mbush 112 vjet ekzistimi, nga takimi i parë i bordit të drejtorëve të aso kohe Madrid Football Club, më 6 mars 1902. Los Blancos shquhen si skuadra me rekord tituj në garën kryesore kontinentale për…

Sport

06/03/2014 11:59

Real Madrid feston 112 vjetorin e themelimit. Gjiganti spanjoll është një prej klubeve më të mëdha në botë, dhe sot mbush 112 vjet ekzistimi, nga takimi i parë i bordit të drejtorëve të aso kohe Madrid Football Club, më 6 mars 1902.

Los Blancos shquhen si skuadra me rekord tituj në garën kryesore kontinentale për klube si nëntë herë kampion i Evropës.

Reali është 32 herë kampion i Spanjës, dhe ka 18 tituj të Copa del Rey. Në mesin e titujve të tjerë të gjigantit nga Santiago Bernabeu, numërohen edhe tri Kupa Interkontinentale, dy Kupa UEFA, dhe një Superkupë e UEFA’s.

Reali ka një numër të madh tifozësh, dhe skuadër të përbërë nga yje të mëdhenj si Cristiano Ronaldo e Gareth Bale, që mahnitin gjithnjë e më tepër me paraqitjet e tyre.

Urime Ditëlindja, Real Madrid.