Urime, Cole ka shokë në Romë

Më në fund, Ashley Cole duket se ka krijuar shokë në skuadrën e tij të re, Roma. Mbrojtësi anglez është fotografuar i buzëqeshur i shoqëruar nga Kevin Strootman e Gervinho.

Sport

09/08/2014 22:28

I është nevojitur më tepër se një javë dhe qindra fotomontazhe në shaka të tij, por Ashley Cole më në fund ka shokë në Romë. I

sh mbrojtësi i Chelseas dhe Anglisë ishte në qendër të shakave së fundmi pasi mori një pozë interesante duke qëndruar në distancë gjatë një fotografie me shokët e skuadrës.

Por, duket se Cole më në fund ka gjetur shoqëri tek Roma.

Ish anëtari i Arsenalit dhe Chelseas ëhstë fotografuar i buzëqeshur pranë mesfushorit Kevin Strootman dhe një ish futbollisti të Arsenalit, sulmuesit Gervinho. Duket se Italia nuk është aq shtet jomiqësor, Ashley.