Urata Rama arrin normën për ‘RIO 2016’

Sot, me 10.08.2015, në orët e pasdites, presidenti i Federatës Sportive të Shenjëtarisë së Kosovës, z. Ali Pllana, informoj Presidentin e KOK, z. Besim Hasani se Urata Rama, në disiplinën me pushkë ajrore në 10 metra, arriti normën olimpike me çka i garantohet bileta për ‘RIO 2016’.

Sport

10/08/2015 23:53

Ajo arriti 398,2 rrathë ose 6,2 rrathë me tepër se minimumi për kualifikim për normë olimpike për Lojërat Olimpike Rio 2016 (392 rrathë!)

Me 13 Gusht 2015, shenjëtari nga Prishtina, Nexhat Sahiti, do të përpiqet të arrij normën olimpike sikurse edhe Lumturie Rama me datën 14 Gusht 2015.

Urata Rama

Seria e parë; 95,8 rrathë

Seria e dytë: 101,2 rrathë

Seria e tretë: 102,3 rrathë

Seria e katert: 98,9 rrathë