Uranik Begu emërohet komisioner i lartë në World Business Angels Forum

Kosova nga sot do të jetë më e lidhur me tregjet globale të investimeve.

Lajme

30/03/2018 20:06

Nëpërmjet një komunikate për media, Forumi Botëror i Investitorëve Engjuj ka bërë të ditur emërimin e Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv të Innovation Centre Kosovo (ICK), si komisioner të lartë dhe përfaqësues të Kosovës në këtë platformë globale.

Me këtë emërim, Kosova i bashkohet rrjetit më të madh të investitorëve në botë dhe njëkohësisht hapen mundësi të shumta për financime të bizneseve dhe ideve inovative.

Qasja në financa është një ndër problemet më të mëdha për të rinjtë që aspirojnë të merren me ndërmarrësi.

ICK është e përkushtuar që të ndihmojë dhe bashkërendojë aktivitetet e të gjithë akterëve me qëllim të përmirësimit të ekosistemit në përgjithësi.