Uran Ismaili në Konventën e partisë: Vetëm PDK mund ta ndryshoj Kosovën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, tha në hapje të procesit zgjedhor partiak se asnjë parti me shumë se PDK nuk ka dhënë dhe nuk jep për Kosovën.

Lajme

10/10/2018 18:34

“Asnjë parti më shumë se PDK nuk ofron  hapësirë për kuadro që duan të punojnë për Kosovën. Dekada e Re është dera e hapur e të gjithë atyre që kanë guxim, dije dhe energji, e që duan ta ndryshojnë jetën e tyre, të familjes, lagjes, fshatit, qytetit dhe shtetit të tyre”, tha Ismaili.

Më tutje, ai shtoi se për këtë garanci është edhe vet shembulli i tij.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, më tej tha se Dekada e Re është platforma e cila do të ofroj zgjidhje për Arsimin, Ekonominë, Shëndetësinë dhe mundësi për një jetë më të mirë.

Në fund, Ismaili tha se Dekada e Re është zotim i Kryetarit Kadri Veseli. “Dekada e Re është bashkëdyzim i kërkesës së qytetarëve dhe vullnetit tonë të hekurt politik.  Së bashku do ta forcojmë Kosovën në çdo cep. Andaj, askush mos të dyshojë se Partia Demokratike e Kosovës s’do të ndryshojë Kosovën. Në të vërtetë, ne jemi të vetmit që e kemi bërë këtë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/