Uragani “Michael”, stuhia më e fuqishme në 100 vite – Lajmi.net
Uragani “Michael”, stuhia më e fuqishme në 100 vite
Autori: Lajmi.net Bota 10:16, 11 October 2018
Të martën, “Michael” ishte një uragan i kategorisë së dytë, ndërsa të mërkurën, për pak sa nuk arriti të kalonte kufirin që e bënte atë një uragan të kategorisë së pestë.

Uragani më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Floridën perëndimore ka shkaktuar përmbytje të qyteteve, ka zhytur shtëpitë nën ujë dhe ka bërë që pemët të shkulen me rrënjë.

Uragani “Michael” preku tokën si stuhi e kategorisë së tretë, me erëra që kapnin shpejtësinë e 200 km në orë, në rajonin Panhandle të shtetit.

Sipas zyrtarëve, një person ka humbur jetën pasi u godit nga një pemë. Stuhia ka bërë që 500 mijë vetë të mbeten pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Georgia.

“Michael” është aq i fuqishëm saqë mbetet në kategorinë e uraganëve edhe ndërsa lëviz më në brendësi të tokës. Intensifikimi i shpejtë i tij gjeti shumë njerëz të papërgatitur, edhe pse stuhia më pas u dobësua.

Ujërat, si jozakonisht të nxehtë të Gjirit të Meksikës, kanë ndihmuar në forcimin e stuhisë. Të martën, “Michael” ishte një uragan i kategorisë së dytë, ndërsa të mërkurën, për pak sa nuk arriti të kalonte kufirin që e bënte atë një uragan të kategorisë së pestë.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott paralajmëroi për shkatërrime të paimagjinueshme, duke thënë se kjo mund të ishte stuhia më e keqe në 100 vitet e fundit. “Michael” u ka marrë jetën më parë 13 personave në Amerikën Qendrore.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO