Uragani Debbie goditi Australinë, mbyllen 400 shkolla

Uragani Debbie me shpejtësi deri në 270 kilometra në orë ka goditur rajonin australian Queensland, ku së paku 35.000 persona kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Bota

28/03/2017 09:55

Enti Meteorologjik i Australisë lajmëron se uragani i fuqishëm ka goditur pjesët veriore të Queensland-it, për shkak të cilit përkohësisht janë mbyllur së paku 400 shkolla dhe kopshte në këtë rajon.

Rajonet më të goditura janë Boëen, Mackay, Ëithsunday dhe Airlie Beach në të cilat edhe sot shpejtësia e erës do të jetë deri në 270 kilometra në orë.

Në këto rajone tashmë është bllokuar komunikacioni meqë era përmbysi pemët dhe automjetet.

Kryeministrja e Queensland, Annastacia Palaszczuk iu bëri thirrje banorëve lokalë për kujdes dhe të mos braktisin shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency.

“Na pret një ditë e gjatë dhe e rëndë, por jam e bindur se jemi të gatshëm për atë, meqë më herët kemi biseduar për atë se çfarë na pret. Të gjitha shërbimet urgjente janë të gatshme për punë në terren”, tha Palaszczuk.

Edhe kryeministri australian, Malcolm Turnbul bëri thirrje banorëve për kujdes dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve kompetente. Qeveria ka angazhuar sektorin shëndetësor, ushtrinë dhe shërbimet e tjera që të ndihmojnë banorët e rajoneve të prekura nga stuhia tropikale.